Article

Nxënësit e shkollës Model “Qamil Batalli”, vizituan “The British School of Kosova” 😊

24 Prill 2019

Nxënësit e klasave të nënta nga shkolla Model “Qamil Batalli”, vizituan “The British School of Kosova”, me ç’rast kanë parë ambientet ku punohet dhe studiohet pranë shkollës së BSK-së.

Nxënësit u pritën nga prof. Florend Krasniqi i cili i këshilloi ata që në të ardhmen të bëhen pjesë e shkollës “The British School of Kosova”, në mënyrë që t’ i arrijnë sukseset kulminante që ata i dëshirojnë.

Ai gjithashtu para tyre prezantoi programin e shkollës si dhe mundësitë e jashtëzakonshme të shkollimit në BSK. Po ashtu, ata u informuan edhe për aktivitetet jashtëmësimore që organizohen për nxënësit e BSK-së; si vizitat jashtë vendit, pjesëmarrja në trajnime, vizitat e personaliteteve të rëndësishme nga Kosova e jashtë vendit, ekskursionet, etj…

Nxënësit u ndanë tejet të kënaqur më pritjen që stafi i BSK-së përgatiti për ta.

Galeria
Të ngjashme
  • Nxënësja e The British School of Kosova, Lea Nobërdaliu, shpërblehet me çmimin Vullnetarja e Vitit 2020.

    19 Dhjetor 2020

    Card Image

    Më shumë
  • Our chemis-tree! Pema jonë e festave të fundvitit!

    18 Dhjetor 2020

    Card Image

    Më shumë
  • Parafillorët shënojnë përfundimin e gjysmëvjetorit të parë

    18 Dhjetor 2020

    Card Image

    Më shumë