Article

Nxënësit maturantë të The British School of Kosova në ekskursion në Mal të Zi.🇲🇪

14 Tetor 2019

Gjatë 5 ditëve, nxënësit patën rastin që përmes shëtitjes me anije të përcjellë me guidë profesionale të vizitojnë të gjitha qytetet e rëndësishme në rivieren malazeze, Budvën, Kotorrin, Hercegnovin, Tivatin, Shën Stefanin dhe Ulqinin. Gjatë kthimit në Kosovë u vizitua edhe Shkodra në Shqipëri. Nxënësit vizituan kalanë e Rozafatit dhe muzen brenda kalasë. Përpos argëtimit dhe socializimit, vizita pati edhe karakter edukativo-arsimor përmes vizitës që iu bë objekteve natyrore, kulturore e historike që gjenden në këto qytete. Ekskursioni do të mbetet gjatë në kujtesën e nxënësve, si një nga ngjarjet kulmore të edukimit të tyre të mesëm të lartë.

Galeria
Të ngjashme
  • Premiera e shfaqjes edukativo-arsimore “Detyrat e shtëpisë”

    01 Korrik 2021

    Card Image

    Premiera e rradhës, shfaqje për fëmijë “Detyrat e shtëpisë” – shfaqje edukativo-arsimore dhe argëtuese. Përveq buzëqeshjes dhe interaktivitetit, shfaqja “Detyrat ...

    Më shumë
  • Programi i fundvitit në klasën përgatitore

    29 Qershor 2021

    Card Image

    Programi i fundvitit te klasa përgatitore me mësueset Zade Metaj & Ardijana Dili. Ju dëshirojmë suksese pa fund nxënësëve tanë në shkollimin e mëtutjeshëm!

    Më shumë
  • Vincenzo, nxënësi i klasës 4/A në BSK morri pjesë në Kampionatin e Gjimnastikës Artistike të Kosovës

    29 Qershor 2021

    Card Image

    Vincenzo, nxënësi i klasës 4/A në BSK morri pjesë në Kampionatin e Gjimnastikës Artistike të Kosovës. Ai u rendit i pari në ushtrimet individuale të dyshemesë dhe disip...

    Më shumë