Nxënësit maturantë të The British School of Kosova në ekskursion në Mal të Zi.??
14 Tetor 2019
Gjatë 5 ditëve, nxënësit patën rastin që përmes shëtitjes me anije të përcjellë me guidë profesionale të vizitojnë të gjitha qytetet e rëndësishme në rivieren malazeze, Budvën, Kotorrin, Hercegnovin, Tivatin, Shën Stefanin dhe Ulqinin. Gjatë kthimit në Kosovë u vizitua edhe Shkodra në Shqipëri. Nxënësit vizituan kalanë e Rozafatit dhe muzen brenda kalasë. Përpos argëtimit dhe socializimit, vizita pati edhe karakter edukativo-arsimor përmes vizitës që iu bë objekteve natyrore, kulturore e historike që gjenden në këto qytete. Ekskursioni do të mbetet gjatë në kujtesën e nxënësve, si një nga ngjarjet kulmore të edukimit të tyre të mesëm të lartë.