Article

Nxënësja e BSK-së, Diellë Duga, studimet universitare do t’i vazhdojë në Universitetin “Pennsylvania” në ShBA 📒

12 Prill 2019

Diellë Duga vijon mësimet në klasën e dymbëdhjetë në “The British School of Kosova”. Si nxënëse shembullore ajo ka fituar bursë të plotë për të studiuar Shkenca Politike dhe Biznes në Universitetin “Pennsylvania”, në ShBA.

Ajo tregon se mësimet dhe përvoja e fituar gjatë studimeve të saj në BSK i kanë ndihmuar që të renditet në listën e nxënësve të pranuar në Universitetin “Pennsylvania”, për semestrin vjeshtë 2019.

“Gjatë edukimit të mesëm në BSK, kam mësuar të jem e zellshme dhe e përkushtuar në mësime dhe mendoj që këto virtyte kanë kontribuar në rezultatin që kam marrë”, u shpreh Diella.

Kujtojmë se Universiteti “Pennsylvania”, bën pjesë në grupin e universiteteve me prestigjioze të Amerikës “Ivy League”, ku janë të përfshira universitetet si Yale University, Harvard University, Cornell University, etj…

Galeria
Të ngjashme
  • Nxënësit e klasëve të pesta vizituan Parkun Arkeologjik Ulpiana.

    20 Tetor 2020

    Card Image

    Nxënësit e klasëve të pesta vizituan Parkun Arkeologjik Ulpiana. Vizita ishte me karakter arsimor përmes të cilës ata forcuan njohuritë e tyre në lëndën e Historisë. At...

    Më shumë
  • The British School of Kosova filloi sot vitin e ri shkollor 2020/2021

    14 Shtator 2020

    Card Image

    The British School of Kosova filloi sot vitin e ri shkollor 2020/2021 por në rrethana të pazakonta, me rregulla dhe kujdes të shtuar. Në ceremoninë hapëse të vitit të ri s...

    Më shumë
  • Intervista e Drejtoreshës Diana Qarkaxhija dhënë për RTK

    02 Shtator 2020

    Card Image

    Falë kushteve dhe hapësirës që The British School of Kosova, e ka në dispozicion, ne kemi bërë të gjitha përgatitjet sipas parametrave të kërkuara për mbrojtje nga infe...

    Më shumë