Article

Nxënësja e BSK-së, Diellë Duga, studimet universitare do t’i vazhdojë në Universitetin “Pennsylvania” në ShBA ?

12 Prill 2019

Diellë Duga vijon mësimet në klasën e dymbëdhjetë në “The British School of Kosova”. Si nxënëse shembullore ajo ka fituar bursë të plotë për të studiuar Shkenca Politike dhe Biznes në Universitetin “Pennsylvania”, në ShBA.

Ajo tregon se mësimet dhe përvoja e fituar gjatë studimeve të saj në BSK i kanë ndihmuar që të renditet në listën e nxënësve të pranuar në Universitetin “Pennsylvania”, për semestrin vjeshtë 2019.

“Gjatë edukimit të mesëm në BSK, kam mësuar të jem e zellshme dhe e përkushtuar në mësime dhe mendoj që këto virtyte kanë kontribuar në rezultatin që kam marrë”, u shpreh Diella.

Kujtojmë se Universiteti “Pennsylvania”, bën pjesë në grupin e universiteteve me prestigjioze të Amerikës “Ivy League”, ku janë të përfshira universitetet si Yale University, Harvard University, Cornell University, etj…

Galeria
Të ngjashme
  • Në BSK shënohet Dita e Poezisë

    24 Mars 2023

    Card Image

    Poezia është pikturë që dëgjohet" – ishin fjalët e Leonardo da Vinҁit me të cilën filloi “Ora e Poezisë” në BSK. E shenjuar në kuadër Ditës së Poezisë, kjo ng...

    Më shumë
  • Balkan Voices 2023

    24 Mars 2023

    Card Image

    Nxënësit e The British School of Kosova, Erlisa Buzhala (klasa 10), Nida Shulemaja (klasa 11) dhe Polat Ismajli (klasa 12), nën mentorimin e profesorëve tanë, Florend Krasniqi...

    Më shumë
  • Turniri i futbollit

    01 Mars 2023

    Card Image

    ’’The British School of Kosova’’ organizoi turnirin e radhës së futbollit, për nivelin e Shkollës së Mesme të Lartë. Ky turnir kishte karakter garues dhe ishte te...

    Më shumë