Të mësuarit përmes lojës ?♂️?♀️???
20 Maj 2019
Në kuadër të lëndës Gjermane, nxënësit e klasës së shtatë të The British School of Kosova realizuan aktivitetin “Emërimi i ushqimeve dhe pijeve”, i cili kishte për qëllim të nxënit e informatës përmes lojës dhe argëtimit.
Mësimdhënësja e gjuhës gjermane, Mehreme Gashi theksoi se në BSK loja është njëra ndër mënyrat kryesore e të nxënit në fëmijërinë e hershme dhe se në të gjitha format e saja, paraqet mundësi të pafundme për ndërveprimin e fëmijëve.