The British School of Kosova filloi sot me aplikimin e platformës për mësim në distancë.
18 Mars 2020
The British School of Kosova filloi sot me aplikimin e platformës për mësim në distancë. Kjo platformë filloi me mbajtjen e një ore të kujdestarisë gjatë së cilës nxënësit morrën informacionet e duhura në lidhje me ecurinë e mësimit në distancë. Ora e kujdestarisë u mbajt me pjesëmarrjen e pothuaj të gjithë nxënësve të nivelit të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë. Nxënësit patën mundësinë që në mënyrë interaktive të komunikojnë me kujdestarët e tyre dhe me shokët e shoqët njëkohësisht. Gjithashtu, edhe në nivelin fillor u mbajt një takim virtual i mësuesve me prindërit e nxënësve të tyre ku u ndanë informacionet e njejta. Platforma e mësimit në distance u mirëprit nga nxënësit dhe prindërit të cilët u shprehën falenderues ndaj shkollës dhe vlerësuan lartë mundësinë që shkolla po u ofron nxënësve për të vazhduar procesin mësimor.
Që nga pezullimi i mësimit nga MASHT, si masë parandaluse për përhapjen e virusit COVID-19, stafi i The British School of Kosova ka qenë duke punuar me përkushtim për të sjellë tek nxënësit e The British School of Kosova një platformë efektive për mësimin në distancë. Përmes procesit te mësimit në distancë, nxënësit e BSK do të kenë mundesinë të marrin dhe të shkëmbejnë njohuritë, bazur në planprogramin mësimor të planifikuar për këtë vit shkollor, me anë të klasave virtuale interaktive dhe gjithëpërfshirëse që ndodhin në kohë reale.
Kjo platformë e mësimit në distance do t’u ofrohet nxënësve të The British School of Kosova deri në kthim në objektet shkollore.