“The British School of Kosova”, me aktivitete të shumta shënoi Ditën Botërore të Librit ??
24 Prill 2019
Në kuadër të aktiviteteve të ndryshme të realizuara nga shkolla e BSK-së për nder të Ditës Botërore të Librit, nxënësit e tri niveleve, në këtë shënim organizuan aktivitete me qëllim promovimin e librit dhe kulturës së leximit.
Niveli fillor shënoi Ditën e Librit me një aktivitet vetëdijësues ku nxënësit patën mundësi t’ i lexojnë njëri tjetrit tregime, poezi dhe përrallat e tyre më të pëlqyera.
Ndërsa, në nivelin e mesëm të ulët kjo ditë u shënua me aktivitete ku nxënësit përgatitën dramë, monolog, thënie për librin, poezi si dhe kishin mundësi të argëtohen me kuize të ndryshme dhe pantomime të cilat ishin të ndërlidhura me ditën e librit.