Article

The British School of Kosova organizon për herë te katërt Panairin e Shkencës💙💛👩‍🔬👨‍🔬

29 Maj 2019

Projektet vënë në pah aftësitë hulumtuese dhe kreativitetin e nxënësve të nivelit të mesëm të ulët dhe të nivelit të mesëm të lartë në lëndët e shkencave natyore: Biologji, Fizikë, Kimi, dhe Matematikë.

Punimet prezantohen para publikut, pastaj vlerësohen nga Komisioni i Mësimdhënësve te
të lëndëve përkatëse. Nxënësit fitues të vendeve të para do te shpërblehen me një kurs të teknologjisë i cili organizohet në muajin korrik nga Kolegji AAB. Kurse, nxënësve tjerë pjesëmarrës do tu dhurohet nga një çertifikatë në shenjë mirënjohje për punën dhe përkushtimin e tyre.

Ekspozimi i punimeve shkencore të nxënësve është realizuar në sallën e sportit, ndërsa ditën e nesërme me datë 30 Maj “Panairi Shkencor 2019” do të jetë i hapur në sheshin e qytetit “Adem Jashari” nga ora 12:00, ku i mirëpresim qytetarët e interesuar të vijnë dhe të na vizitojnë.

Galeria
Të ngjashme
  • Shkolla Verore 2019🤽‍♀️🚴‍♀️⛹️‍♀️🤾‍♀️🎈🏊‍♂️🎭☀️

    07 Qershor 2019

    Card Image

    The British School of Kosova ka organizuar shkollën verore e cila do të mbahet nga data 24 Qershor deri me datë 5 Korrik 2019. Java e parë do të mbahet nga data 24 deri me 28...

    Më shumë
  • Ka filluar java e testeve në “The British School of Kosova” për periudhën e tretë

    06 Qershor 2019

    Card Image

    Ka filluar java e testeve në "The British School of Kosova" për periudhën e tretë të vitit shkollor 2018/2019. Përmes këtyre testeve, nxënësit do të vlerësohen për të ...

    Më shumë
  • Nxënësit e BSK-së u certifikuan për pjesëmarrje në Panairin Shkencor 2019 🏅🔍🖋

    06 Qershor 2019

    Card Image

    Mbi 100 punime shkencore ditë më parë u ekspozuan në sheshin “Adem Jashari”, ku nxënësit e shkollës “The British School of Kosova” pas një punë

    Më shumë