U mbajt ora letrare 📙“Sevastia dhe vashat për arsimin shqiptar”
06 Mars 2020
NĂ« The British School of Kosova, me njĂ« aktivitet letrar Ă«shtĂ« shĂ«nuar 7 marsi – Dita e MĂ«suesit. Aktiviteti, i konceptuar si orĂ« letrare “Sevastia dhe vashat pĂ«r arsimin shqiptar”, solli nĂ« Amfiteatrin e BSK shkrimtarĂ« tĂ« njohur nga Kosova tĂ« cilĂ«t i lexuan vargjet e tyre para nxĂ«nĂ«sve, profesorĂ«ve dhe prindĂ«rve. Vargje lexuan: Binak Kelmendi (president i PEN QendrĂ«s sĂ« KosovĂ«s), Sali Bashota, Fahredin Shehu, Vlora Konushevci, Jeton Kelmendi, Adem Shkreli dhe LulĂ«zim Tafa.
Nxënësja Elsa Selmani interpretoi me frymë të re “Këngën e Alfabetit”, krijuar para më shumë se një shekulli nga vet Parashqevi Qiriazi, si dhe këngën “Baresha” të Rexho Mulliqit.
Për jetën dhe punën iluministe të familjes emblematike Qiriazi dhe të Servasti dhe Parashqevi Qiriazi, foli profesori i gjuhës shqipe Florimont Gojani. Në vazhdim, nxënëset e klasëve të X-ta dhe të XI-ta të shkollës lexuan fragmente nga shkrimet e autorëve botëror dhe shqiptar për personalitetin e Sevasti Qiriazit.
Nxënësit e shkollës, gjithashtu kishin krijuar edhe instalacione grafike lidhur me këtë ngjarje të cilat u vendosën në skenë dhe në murin e shkollës
Të nderuar që gjenden në mesin e nxënësve të shkëlqyer, krijuesit falenderuan The British School Kosova dhe AAB për organizimin profesional të kësaj ngjarje, duke premtuar që do të jenë sërish me krijimtarinë e tyre në ambientet e shkollës sonë. Për krijuesit u shtrua edhe një koktej rasti