U mbajt ora letrare ?“Sevastia dhe vashat për arsimin shqiptar”
06 Mars 2020
Në The British School of Kosova, me një aktivitet letrar është shënuar 7 marsi – Dita e Mësuesit. Aktiviteti, i konceptuar si orë letrare “Sevastia dhe vashat për arsimin shqiptar”, solli në Amfiteatrin e BSK shkrimtarë të njohur nga Kosova të cilët i lexuan vargjet e tyre para nxënësve, profesorëve dhe prindërve. Vargje lexuan: Binak Kelmendi (president i PEN Qendrës së Kosovës), Sali Bashota, Fahredin Shehu, Vlora Konushevci, Jeton Kelmendi, Adem Shkreli dhe Lulëzim Tafa.
Nxënësja Elsa Selmani interpretoi me frymë të re “Këngën e Alfabetit”, krijuar para më shumë se një shekulli nga vet Parashqevi Qiriazi, si dhe këngën “Baresha” të Rexho Mulliqit.
Për jetën dhe punën iluministe të familjes emblematike Qiriazi dhe të Servasti dhe Parashqevi Qiriazi, foli profesori i gjuhës shqipe Florimont Gojani. Në vazhdim, nxënëset e klasëve të X-ta dhe të XI-ta të shkollës lexuan fragmente nga shkrimet e autorëve botëror dhe shqiptar për personalitetin e Sevasti Qiriazit.
Nxënësit e shkollës, gjithashtu kishin krijuar edhe instalacione grafike lidhur me këtë ngjarje të cilat u vendosën në skenë dhe në murin e shkollës
Të nderuar që gjenden në mesin e nxënësve të shkëlqyer, krijuesit falenderuan The British School Kosova dhe AAB për organizimin profesional të kësaj ngjarje, duke premtuar që do të jenë sërish me krijimtarinë e tyre në ambientet e shkollës sonë. Për krijuesit u shtrua edhe një koktej rasti