Vizitë në Muzeun e Kristaleve në Mitrovicë dhe kompleksin memorial “Adem Jashari”
07 Nëntor 2019
Në kuadër të aktiviteteve jashtëshkollore nxënësit e The British School of Kosova vizituan sot Muzeun e Kristaleve në Mitrovicë si dhe kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Nëpërmjet këtyre vizitave, nxënësit tanë u informuan rreth pasurisë nëntokësore të Kosovës, ku llojllojshmëria e mineraleve të ekspozuara bëri që nxënësit të shohin nga afër potencialin që ka vendi jonë. Ndërsa vizita në Prekaz, për nxënësit ishte një ndjenjë e veçantë. Nëpërmjet gjurmëve monumentale të së kaluarës që Prekazi i ruan me krenari, ata mësuan historinë tonë të re, sakrificën, heroizmin dhe vetëmohimin e familjes Jashari për lirinë e Kosovës. Kështu duke qenë të vetëdijshëm për kontributin e kësaj familje, gurëthemel i lirisë tonë, tek të rinjtë u përçua mesazhi se si duhet të nderohet atdheu duke bërë sakrificën më sublime që njeriu mund ta bëjë – të vdes për lirinë e vendit.