Udhëtimi në hapësirë për nxënësit e The British School of Kosova, prezentimi përmes videos 3D
23 Janar 2020
“Planetariumi” është metodë intearktive, moderne dhe mjaft efektive, që ndikon në aktivizimim e nxënësve dhe zhvillimin e imagjinatës së tyre. Kjo metodë u mundëson nxënësve që të përjetojnë ndjesinë e të qenit afër objekteve për të cilat mësojnë në lëndët shkencore.
Sot për nxënësit tanë janë prezentuar planetet e sistemit diellor, duke patur ndjesinë e të qenurit në një anije kozmike dhe “lundrimit” afër këtyre planeteve.
Përveq argëtimit dhe njohurive të reja të cilat i përfituan nxënësit tanë sot, vlen të theksohet se ata u rreshtuan perkrah nxënësve të vendeve të zhvilluara të cilët këto metoda i kanë në planprogramet e tyre shkollore.