Urime përvjetorin e 70-të Evropë.
09 Maj 2020
Kosova, vendi ynë i dashur, është demokracia më e re në Evropë. Ne jemi një vend me popullsinë më të re në Evropë dhe ne mendojmë se meritojmë të jemi pjesë e Evropës në çdo aspekt të saj. Rinia e Kosovës meriton të jetë pjesë e barabartë e veprimtarive kulturore, shkencore, sportive, artistike si dhe politike; e barabartë me të gjithë rininë evropiane. Kjo është mënyra e vetme që të krijohen ura, ide dhe paqe midis popujve. Ne jemi mirënjohës për të gjitha vendet evropiane që kanë njohur dhe mbështetur Kosovën ndër vite. Tani, është koha që pesë vendet e mbetura të BE të cilët akoma nuk e kanë njohur pavarësinë tonë, të ndjekin homologët e tyre dhe të njohin pavarësinë e Kosovës. Ne e duam Evropën dhe do të donim që Evropa të na donte ne. Urime përvjetorin e 70-të Evropë.
#BSK
#EdukimCilësor
??????