Në Teatrin AAB “Faruk Begolli” u dha shfaqja për fëmijë “Hana dhe Dielli”,
13 Dhjetor 2019
Ditët e festave të fundvitit, kanë sjellë tashmë atmosferën festive në BSK. Aktivitetet e përditshme krahas mësimit të rregullt, po i japin edhe më shumë shije festave, duke ndikuar edhe në arritjen e rezultateve më të mira në mësime për të gjithë nxënësit.
Për nxënësit e BSK-së, në Teatrin AAB “Faruk Begolli” u dha shfaqja për fëmijë “Hana dhe Dielli”, një shfaqje me karakter edukativ e argëtues.
Fëmijët e shijuan maksimalisht këtë performancë të shkëlqyer përmes së cilës mësuan edhe për përgjegjësitë që duhet t’ i kenë fëmijët, si: respektimin e tjetrit, respektimin e mësuesit, ndihmesën në punët e shtëpisë, kujdesin e daljes në rrugë, thënien e të vërtetës dhe mbi të gjitha dashurinë mes vëllezërve e motrave.