Article

BSK mirëpriti në një vizitë nxënësit e shkollës “Ismail Qemali”

30 Prill 2019

Nxënësit e klasave të nënta të shkollës “Ismail Qemali”, kanë shprehur interesim për shkollën “The British School of Kosova”, me ç’rast sot kanë vizituar dhe parë nga afër ambientet ku punohet dhe studiohet në BSK.

Nxënësit i mirëpritën prof. Florend Krasniqi dhe prof. Jetmira Dobruna të cilët i këshilluan ata që në të ardhmen të bëhen pjesë e shkollës “The British School of Kosova”, në mënyrë që t’ i arrijnë sukseset kulminante që ata i dëshirojnë.

Ata gjithashtu para tyre prezantuan programin e shkollës si dhe mundësitë e jashtëzakonshme të shkollimit në BSK. Po ashtu, ata u informuan edhe për aktivitetet jashtëmësimore që organizohen për nxënësit e BSK-së; si vizitat jashtë vendit, pjesëmarrja në trajnime, vizitat e personaliteteve të rëndësishme nga Kosova e jashtë vendit, ekskursionet, etj…

Nxënësit e shkollës “Ismail Qemali”, u ndanë tejet të kënaqur më pritjen që stafi i BSK-së përgatiti për ta.

Galeria
Të ngjashme
  • Kanina Sheremeti, morri pjesë në Garat Ndërkombëtare të Pianos “Musical Lace” në Idrija, Slloveni

    21 Prill 2021

    Card Image

    Nxënësja e klasës së tretë, Kanina Sheremeti, morri pjesë në Garat Ndërkombëtare të Pianos “Musical Lace” në Idrija, Slloveni. Kanina doli fituese e çmimit të dyt...

    Më shumë
  • Aktivitet në klasën parafillore për stinën e Pranverës

    21 Prill 2021

    Card Image

    Më shumë
  • Mësimi në distancë

    16 Prill 2021

    Card Image

    Po vazhdon mësimi në distancë në shkollën e mesme të lartë (klasat 10-12).

    Më shumë