Article

Dita Botërore e Librit ??

23 Prill 2020

Ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të librit e ka origjinën e vet në Spanjë, në zonën e Katalonjës, ku atij që blinte një libër i dhurohej edhe një trëndafil.
23 prilli lidhet me vdekjen e dy kolosëve të letërsisë botërore: William Shakespeare në Angli dhe Miguel de Cervantes në Spanjë. Po me këtë datë të vitit 1616, u nda nga kjo botë Servantesi, Shekspiri dhe Garcilaso de la Vega, i mbiquajtur Inca. 23 prilli shënon edhe lindjen ose vdekjen e shkrimtarëve të tjerë, si Maurice Druon, K. Laxness, Vladimir Nabokov, Joseph Pla dhe Manuel Mejia Vallejo.
23 prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit dhe e së Drejtës së Autorit, më 15 nëntor të viti 1995, me një rezolutë të UNESCO-s, pasi u morën në konsideratë faktet se libri ka qenë, historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive, se çdo nismë për promovimin e librave të rinj është një faktor i pasurimit kulturor etj.
Çdo vit më 23 prill festimet mbahen në të gjithë botën, për të njohur kështu fuqinë magjike të librave, një lidhje midis së kaluarës dhe së ardhmes, një urë midis brezave dhe kulturave të ndryshme.
Në pamundësi të organizimit të ndonjë aktiviteti, për Ditën Botërore të Librit sikurse është organizuar vitet e kaluara, sot në lëndën e gjuhës shqipe, me nxënësit e klasave të 8-ta dhe 9-ta dhe arsimtaren e gjuhës shqipe Shpresa Morina, është realizaur një aktivitet për Ditën Botërore të Librit, brenda mundësive që na jep mësimi virtual.
Në këtë aktivitet nxënësit na ofruan kënaqësi me të dhëna për: Ditën Botërore të Librit, hulumtime rreth figurave të shquara nga fusha të ndryshme: të shkencës, artit, muzikës dhe letërsisë, ese të shkruara nga vet ata, poezi, këngë dhe thënie për librin.
Ashtu siç kanë konsideruar shumë njerëz të dijes dhe pendës dhe, ne jemi pajtuar plotësisht me mendimin se: “Libri është instrumenti më i fuqishëm që ka shërbyer për ta ndryshuar njerëzimin”, po ashtu, ne i kemi vënë qëllim vetes, që “me anë të leximit të librit, edhe ne të jemi pjesë e këtij ndryshimi të njerëzimit”.
#EdukimCilësor
??????

Të ngjashme
  • Në BSK shënohet Dita e Poezisë

    24 Mars 2023

    Card Image

    Poezia është pikturë që dëgjohet" – ishin fjalët e Leonardo da Vinҁit me të cilën filloi “Ora e Poezisë” në BSK. E shenjuar në kuadër Ditës së Poezisë, kjo ng...

    Më shumë
  • Balkan Voices 2023

    24 Mars 2023

    Card Image

    Nxënësit e The British School of Kosova, Erlisa Buzhala (klasa 10), Nida Shulemaja (klasa 11) dhe Polat Ismajli (klasa 12), nën mentorimin e profesorëve tanë, Florend Krasniqi...

    Më shumë
  • Turniri i futbollit

    01 Mars 2023

    Card Image

    ’’The British School of Kosova’’ organizoi turnirin e radhës së futbollit, për nivelin e Shkollës së Mesme të Lartë. Ky turnir kishte karakter garues dhe ishte te...

    Më shumë