Article

Dita e pavarësisë së Kosovës

21 Shkurt 2023

Për nder të festës së ’’17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës’’ nxënësit parashkollorë nën mbikqyerje të mësueseve të tyre dhe nxënësit e ciklit të mesëm të ulët, në bashkëpunim me mësimdhënësen Fatjona Gashi, u njohën më shumë rreth traditave shqiptare, historisë së Kosovës, figurave të shquara historike dhe vlerën e vendit tonë.

Po ashtu, këtë ditë të veçantë e shënuan me anë të  veshjeve  kombëtare, punimeve artistike, simboleve kombëtare, sofrës së begatshme me ushqime tradicionale, recitimeve e mësimit për historinë tonë të lashtë e të qëndrueshme.

Shënjimi i kësaj dite u  përmbyll me plot gëzime, emocione, përkujtime të paharruara.

Falënderojmë edhe prindërit e nxënësve tonë, që kontribuan në këtë festë madhështore!

URIME 15 VJETORIN E PAVARËSISË KOSOVË!

Galeria
Të ngjashme
  • Në BSK shënohet Dita e Poezisë

    24 Mars 2023

    Card Image

    Poezia është pikturë që dëgjohet" – ishin fjalët e Leonardo da Vinҁit me të cilën filloi “Ora e Poezisë” në BSK. E shenjuar në kuadër Ditës së Poezisë, kjo ng...

    Më shumë
  • Balkan Voices 2023

    24 Mars 2023

    Card Image

    Nxënësit e The British School of Kosova, Erlisa Buzhala (klasa 10), Nida Shulemaja (klasa 11) dhe Polat Ismajli (klasa 12), nën mentorimin e profesorëve tanë, Florend Krasniqi...

    Më shumë
  • Turniri i futbollit

    01 Mars 2023

    Card Image

    ’’The British School of Kosova’’ organizoi turnirin e radhës së futbollit, për nivelin e Shkollës së Mesme të Lartë. Ky turnir kishte karakter garues dhe ishte te...

    Më shumë