Article

Festa e Abetares është ngjarje e veçantë në jetën e gjithë fëmijëve të klasës së parë.

03 Qershor 2020

Festa e Abetares është ngjarje e veçantë në jetën e të gjithë fëmijëve të klasës së parë.
Duke mësuar shkronjë pas shkronje, numër pas numri arritën të shkruajnë e të lexojnë për bukuri, të hyjnë në universin e madh të dijes, në botën e madhe të librit e shkencës.
Shpresoj të vazhdoni të jeni të mrekullueshëm si ishit këtë vit pa marrë parasysh pengesat që na dolën para.
Ju luftëtarë të vegjël ia dolët mbanë, kurse unë ia dola mbanë nga buzëqeshja dhe arritja juaj, faleminderit për përkushtimin e juaj dhe dëshirën e pashtershme për të mësuar.
Ne të gjithë ia dolëm duke u mbajtur fort nga njeri-tjetri, një pasqyrë e një suksesi të vërtetë.

Urime të gjithë nxënësve Festa e Abetares! Shkëlqefshi gjithmonë në mësime dhe në jetë! Urime edhe Ju prindër të nderuar dhe faleminderit shumë për bashkëpunimin tuaj!

Për ju, kemi ndarë pak magji të mbledhur në këtë video që do të shfaqet.
#BSK
#EdukimCilësor
🇬🇧🇬🇧🇬🇧

Të ngjashme
  • Mësimi në distancë

    16 Prill 2021

    Card Image

    Po vazhdon mësimi në distancë në shkollën e mesme të lartë (klasat 10-12).

    Më shumë
  • Mësimi në distancë

    13 Prill 2021

    Card Image

    Mësimi në distancë në shkollën e mesme të ulët (klasat 6-9).

    Më shumë
  • Fillimi i Periudhës së Tretë

    13 Prill 2021

    Card Image

    Filloi Periudha e tretë për vitin shkollor 2020/21 në The British of Kosova. Ju urojmë shumë suksese në mësime nxënësëve tanë.

    Më shumë