Gara e poezisë “Po-e-Zë”
07 Nëntor 2019
Sot, me datë 6 nëntor është mbajtur gara e poezisë “Po-e-Zë”, në nivelin e shkollës me nxënësit e nivelit fillor dhe të nivelit të mesëm të ulët. Rreth 91 fëmijë të grupmoshave të ndryshme performuan poezitë e tyre në skenën e amfiteatrit të “The British School of Kosova”.
Juri e kësaj gare ishin përfaqesuesit e Korpusit të Paqes të cilët vlerësuan poezitë më të mira në bazë të performancës.
Nxënësit fitues tek niveli fillor (3-5) ishin:
Diellza Gashi (vendi i parë)
Hera Lamaxhema (vendi i dytë)
Zana Berisha (vendi i tretë)
Nxënësja fituese tek niveli i mesëm i ulët (6-9) ishte:
Elsa Mulaj (vendi i parë)
Këta nxënës fitues do të na përfaqësojnë në ciklin tjetër të garës në nivel rajonal.
Të dashur nxënës faleminderit që na dhuruat shumë emocion dhe ngrohtësi me zërin tuaj magjik.
Suksese!