Article

Gara e poezisë “Po-e-Zë”

07 Nëntor 2019

Sot, me datë 6 nëntor është mbajtur gara e poezisë “Po-e-Zë”, në nivelin e shkollës me nxënësit e nivelit fillor dhe të nivelit të mesëm të ulët. Rreth 91 fëmijë të grupmoshave të ndryshme performuan poezitë e tyre në skenën e amfiteatrit të “The British School of Kosova”.
Juri e kësaj gare ishin përfaqesuesit e Korpusit të Paqes të cilët vlerësuan poezitë më të mira në bazë të performancës.
Nxënësit fitues tek niveli fillor (3-5) ishin:
Diellza Gashi (vendi i parë)
Hera Lamaxhema (vendi i dytë)
Zana Berisha (vendi i tretë)
Nxënësja fituese tek niveli i mesëm i ulët (6-9) ishte:
Elsa Mulaj (vendi i parë)
Këta nxënës fitues do të na përfaqësojnë në ciklin tjetër të garës në nivel rajonal.
Të dashur nxënës faleminderit që na dhuruat shumë emocion dhe ngrohtësi me zërin tuaj magjik.
Suksese!

Galeria
Të ngjashme
  • Transporti shkollor

    20 Janar 2021

    Card Image

    The British School of Kosova ofron siguri të lartë të transportit për nxënësit e shkollës. Transporti shkollor është i organizuar në një nivel të lartë me kushtet më ...

    Më shumë
  • Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë

    18 Janar 2021

    Card Image

    Sot filloi gjysmëvjetori i dytë. Me shpresën se ky vit do të jetë më i mirë se viti që shkoi, ju urojmë shumë shëndet, mbarësi e suksese nxënësve tanë!

    Më shumë
  • Nxënësja e The British School of Kosova, Lea Nobërdaliu, shpërblehet me çmimin Vullnetarja e Vitit 2020.

    19 Dhjetor 2020

    Card Image

    Më shumë