Article

Inaugurimi i objektit të ri të “The British School of Kosova”

20 Janar 2020

Sot më datën 20.01.2020 u mbajt ceremonia e inaugurimit të objektit të ri te “The British School of Kosova”.

Ky organizim filloi me prerjen simbolike të shiritit të kuq për të vazhduar me fjalimin e mirëseardhjes të drejtoreshës së shkolles znj. Diana Qarkaxhija. Në mes të tjerash ajo u shpreh se BSK angazhohet gjithmonë që të garantojë arsimim cilësor duke harmonizuar infrastrukturën moderne dhe stafin profesional.

I ftuar në këtë ceremoni ishte edhe zv.Kryeministri i Qeverisë së Kosovës z.Behxhet Pacolli i cili përmes një fjalimi të shkurtër shprehi kënaqësinë e tij për sukseset e vazhdueshme të BSK-së.

Për të shprehur besimin për edukimin dhe arsimimin që zhvillohet në “The British School of Kosova” fjalën e mori edhe znj.Albana Blakaj në cilësinë e prindit të tre fëmijëve të komunitetit të nxënësve të BSK-së.

Mysafirët u shoqëruan me një program të shkurtër artistik të ekzekutuar nga Elizabeta Qarri – pianiste dhe Kaltrina Miftari – soprano.

Në fund prindërit patën rastin të vizitojnë objektin e ri të BSK-së. Ata u ndanë mëse të kënaqur me ambientin e ri.

Gjithë kjo ceremoni u përmbyll me një koktej rasti të përgatitur për të gjithë të pranishmit.

Galeria
Të ngjashme
  • Në BSK shënohet Dita e Poezisë

    24 Mars 2023

    Card Image

    Poezia është pikturë që dëgjohet" – ishin fjalët e Leonardo da Vinҁit me të cilën filloi “Ora e Poezisë” në BSK. E shenjuar në kuadër Ditës së Poezisë, kjo ng...

    Më shumë
  • Balkan Voices 2023

    24 Mars 2023

    Card Image

    Nxënësit e The British School of Kosova, Erlisa Buzhala (klasa 10), Nida Shulemaja (klasa 11) dhe Polat Ismajli (klasa 12), nën mentorimin e profesorëve tanë, Florend Krasniqi...

    Më shumë
  • Turniri i futbollit

    01 Mars 2023

    Card Image

    ’’The British School of Kosova’’ organizoi turnirin e radhës së futbollit, për nivelin e Shkollës së Mesme të Lartë. Ky turnir kishte karakter garues dhe ishte te...

    Më shumë