Informimi i nxënësve rreth fushatës shtetërore kundër përdorimit të narkotikëve
03 Dhjetor 2019
Përmes një bashkëbisedimi me nxënësit e The British School of Kosova përfaqësuesit e Task Forcës anti drogë dhe siguri në shkolla, të udhëhequr nga shefi i kësaj task force, z. Abdullah Hasani u shpalos qëllimi i kësaj fushate shtetërore kundër përdorimit të narkotikëve nga të rinjtë. Ish nxënësi i The British School of Kosova Arnis Fushtica, aktualisht student në Kolegjin AAB dhe pjesëtar i kësaj task force, mbajti një prezantim përmes të cilit i informoi nxënësit rreth parandalimit të narkotikëve, llojeve të tyre si dhe masave shteterore të ndërrmara për të luftuar këtë dukuri. Më pas nxënësit patën rastin të parashtrojne pyetje për panelistët dhe të shkëmbejnë ide. @ The British School of Kosova