Article

Laboratorin e Biologjisë në BSK sot e vizituan nxënësit e klasës së gjashtë

07 Shkurt 2019

 

Në laboratorin e Biologjisë në shkollën e BSK-së, zhvillohen të gjitha orët laboratorike të njësive mësimore. Falë mjeteve moderne që ky laborator posedon, nxënësit kryejnë detyrat e tyre praktike gjatë vitit.

Në kuadër të lëndës së Biologjisë sot nxënësit e klasës së gjashtë panë nga afër pjesët e skeletit të njeriut. Ata mësuan nga mësimdhënësi i tyre i Biologjisë, Granit Osaj, se kockat e boshtit të skeletit mbajnë trupin dhe mbrojnë organet jetësore, kurse kockat e gjymtyrëve bëjnë të mundur lëvizjet e shumëllojshme, si dhe kontribuojnë në qëndrueshmërinë e trupit.

Gjatë kësaj ore mësimore nxënësit mësuan gjëra të reja rreth skeletit të njeriut, të cilat do i trajtojnë edhe në orët në vijim.

Galeria
Të ngjashme
  • Kanina Sheremeti, morri pjesë në Garat Ndërkombëtare të Pianos “Musical Lace” në Idrija, Slloveni

    21 Prill 2021

    Card Image

    Nxënësja e klasës së tretë, Kanina Sheremeti, morri pjesë në Garat Ndërkombëtare të Pianos “Musical Lace” në Idrija, Slloveni. Kanina doli fituese e çmimit të dyt...

    Më shumë
  • Aktivitet në klasën parafillore për stinën e Pranverës

    21 Prill 2021

    Card Image

    Më shumë
  • Mësimi në distancë

    16 Prill 2021

    Card Image

    Po vazhdon mësimi në distancë në shkollën e mesme të lartë (klasat 10-12).

    Më shumë