Ligjëratë në kuadër të shënimit të 30 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit
09 Nëntor 2019
Në kuadër të shënimit të 30 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, nxënësit e klasave 9, 10., 11 dhe 12 të The British School of Kosova morën pjesë në një ligjëratë të përgatitur nga profesori i historisë, Azdren Shala. Ata gjithashtu u bën pjesë e debatit ku u diskutuan ide, u dhanë mendime dhe pati reflektime mbi çështje të ndryshme që lidhen me historinë e Murit të Berlinit, si arsyet që çuan në ndërtimin e atij muri; si u manifestua në praktikë ndarja e Gjermanisë në dy zona të influencës, ajo e demokracisë perëndimore dhe ajo e komunizmit rus; cilat janë pasojat e asaj ndarje; dhe sa ka reflektuar njerëzimi nga e kaluara ku bota ishte e ndarë në dy blloqe ideologjike ekstreme