Article

Maturantë të gjeneratës 2020 të The British School Kosova

26 Maj 2020

Të dashur maturantë të gjeneratës 2020 të The British School of Kosova,
Sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë ne, është dita e fundit e mësimit tuaj të mesëm të lartë. Është dita kur në rrethana të zakonshme ju do t’i thonit lamtumirë bankave të shkollës, kujdestarit tuaj të klasës dhe mësimdhënësve me të cilët i kaluat bashkë këto tre vite. Tre vite të cilat do të lënë gjurmë përgjatë gjithë jetës suaj.
Dita e fundit e shkollës së mesme nuk është një gjë e vogël. Është momenti kur ju i uroni mirëseardhje të ardhmës tuaj, një të ardhme të cilës jemi munduar t’i kontribuojmë ju, ne dhe padyshim prindërit tuaj.
Sot, siq na është bërë traditë në The British School of Kosova, ju do të dëgjonit muzikë në shkollë; do të qeshnit pafund me kujtimet të cilat i keni përjetuar nëpër bankat shkollore; do të pranonit urime të pafundme nga shokët dhe shoqet, mësimdhënësit, prindërit. Por, ky vit është ndryshe nga të tjerët! Nuk e kemi menduar asnjëherë se ditën e fundit të shkollës do ta shënonim nëpërmjet një ekrani të vogël.
Por ju, gjenerata e vitit 2020 e The British School of Kosova, jeni vërtetë shumë e veçantë dhe mbase më të veçantë se maturantët që ju paraprinë dhe ata që do të vijnë pas jush; nga ju pritet më shumë.
Teksa po i bënit hapat drejt një moshe të rritur, ju kuptuat më shumë se çdo gjeneratë tjetër diplomuese domosdoshmerinë absolute për t’u përgatitur për gjëra të jashtëzakonshme dhe të papritura. Mbi të gjitha, ju do të dini ta vlerësoni dhe ta kuptoni se sa e çmuar është jeta; si duhet ta përqafojmë dhe ta shijojmë atë.
Por, ky vit, pa marrë parasysh sfidave që na bëri të përjetojmë, nuk na ndal aspak që këtë ditë të rëndësishme ta shënojmë ashtu siq duhet, përmes këtij aktiviteti gjatë të cilit ju do t’i shpalosni fjalët, mendimet, emocionet tuaja, përpara të gjithë ne.
Nga dëshira jonë e madhe që të takohemi prap këtyre ditëve nuk po ju quajmë ende të diplomuar. Maturantë të dashur, krejt në fund, mos harroni që shpresa dhe dëshira e gjithë neve për ju është që të na bëni krenarë me arritjet dhe sukseset e juaja.
Urime dhe mirupafshim!
#BSK
#EdukimCilësor
??????

Të ngjashme
  • Në BSK shënohet Dita e Poezisë

    24 Mars 2023

    Card Image

    Poezia është pikturë që dëgjohet" – ishin fjalët e Leonardo da Vinҁit me të cilën filloi “Ora e Poezisë” në BSK. E shenjuar në kuadër Ditës së Poezisë, kjo ng...

    Më shumë
  • Balkan Voices 2023

    24 Mars 2023

    Card Image

    Nxënësit e The British School of Kosova, Erlisa Buzhala (klasa 10), Nida Shulemaja (klasa 11) dhe Polat Ismajli (klasa 12), nën mentorimin e profesorëve tanë, Florend Krasniqi...

    Më shumë
  • Turniri i futbollit

    01 Mars 2023

    Card Image

    ’’The British School of Kosova’’ organizoi turnirin e radhës së futbollit, për nivelin e Shkollës së Mesme të Lartë. Ky turnir kishte karakter garues dhe ishte te...

    Më shumë