Article

Maturantët e BSK-së vizituan Kolegjin AAB ⬇️⬇️

19 Prill 2019

Qindra maturantë të shkollës “The British School of Kosova” në mënyrë të organizuar kanë vizituar Kolegjin AAB, për t’u njohur nga afër me kushtet e studimit që ofron ky kolegj.

Ata vizituan ambientet ku zhvillohet procesi mësimor, vizituan laboratoret, sallat sportive, teatrin kamertal “Faruk Begolli”, etj… Ata gjithashtu u informuan nga z.rektori i Kolegjit AAB, prof.dr. Shemsedin Vehapi për të gjitha programet studimore pranë këtij kolegji.

Të ndarë në grupe, maturantët vizituan edhe dekanët e fakulteteve përkatëse, ku patën rastin të orientohen edhe më detajisht se çfarë dëshirojnë të studiojnë në të ardhmen.

Nxënësit u ndanë tejet të kënaqur me pritjen që stafi i Kolegjit AAB përgatiti për ta.

Galeria
Të ngjashme
  • Në BSK shënohet Dita e Poezisë

    24 Mars 2023

    Card Image

    Poezia është pikturë që dëgjohet" – ishin fjalët e Leonardo da Vinҁit me të cilën filloi “Ora e Poezisë” në BSK. E shenjuar në kuadër Ditës së Poezisë, kjo ng...

    Më shumë
  • Balkan Voices 2023

    24 Mars 2023

    Card Image

    Nxënësit e The British School of Kosova, Erlisa Buzhala (klasa 10), Nida Shulemaja (klasa 11) dhe Polat Ismajli (klasa 12), nën mentorimin e profesorëve tanë, Florend Krasniqi...

    Më shumë
  • Turniri i futbollit

    01 Mars 2023

    Card Image

    ’’The British School of Kosova’’ organizoi turnirin e radhës së futbollit, për nivelin e Shkollës së Mesme të Lartë. Ky turnir kishte karakter garues dhe ishte te...

    Më shumë