Article

Filloi viti i ri shkollor në shkollën më të mirë në vend “The British School of Kosova”

02 Shtator 2019

Në një atmosferë festive, në praninë e qindra prindërve, kujdestarëve, nxënësve dhe stafit pedagogjik, “The British School of Kosova” nisi sot vitin e ri shkollor 2019/20.
Për pesë vjet të funksionimit “The British School of Kosova” është shndërruar në shkollën më prestigjioze në vend, duke qenë alternativa më e mirë për shkollimin e fëmijëve. Ky institucion 12 vjeçar i shkollimit parauniversitar, ka mbledhur rreth vetes qindra nxënës në të tre nivelet e shkollimit: nivelin fillor (klasa 1-5), nivelin e mesëm të ulët (klasa 6-9) dhe nivelin e mesëm të lartë (klasa 10-12).
Në ceremoninë hapëse të vitit të ri shkollor 2019/20, drejtoresha e shkollës znj.Diana Qarkaxhia, duke uruar nxënësit e mësimdhënësit, shprehu falënderimet edhe për prindërit e kujdestarët që ua kanë besuar fëmijët, që të jenë pjesë e The British School of Kosova dhe stafit të mrekullueshëm që punojnë me një përkushtim të veçantë.
“Betohemi dhe zotohemi për punën tonë që do të bëjmë së bashku, gjithmonë duke llogaritur në përkrahjen dhe bashkëpunimin tuaj”, tha ndër të tjera drejtoresha Qarkaxhia.
E veçanta e këtij viti të ri shkollor në “The British School of Kosova” është edhe godina e re shkollore e cila do të inaugurohet gjatë muajit shtator, e cila me një arkitekturë të veçantë dhe me komoditetin që ofron, do të jetë një vend i cili do të nxisë shkathtësitë dhe talentet dhe do të ndikojë që mësimnxënia e mësimdhënia të kthehen në kënaqësi e argëtim.
Ndërkohë, edhe pse sot ishte dita e parë e mësimit dhe interesimi i prindërve për regjistrimin e fëmijëve në “The British School of Kosova” vazhdon të jetë i madh, menaxhmenti i shkollës njofton të gjithë prindërit se një gjë të tillë mund ta bëjnë edhe gjatë kësaj jave.
Të gjithë nxënësve dhe stafit pedagogjik, urime dhe suksese edhe në këtë vit të ri shkollor!
The British School of Kosova – shkolla ime e re!

Galeria
Të ngjashme
  • Në BSK shënohet Dita e Poezisë

    24 Mars 2023

    Card Image

    Poezia është pikturë që dëgjohet" – ishin fjalët e Leonardo da Vinҁit me të cilën filloi “Ora e Poezisë” në BSK. E shenjuar në kuadër Ditës së Poezisë, kjo ng...

    Më shumë
  • Balkan Voices 2023

    24 Mars 2023

    Card Image

    Nxënësit e The British School of Kosova, Erlisa Buzhala (klasa 10), Nida Shulemaja (klasa 11) dhe Polat Ismajli (klasa 12), nën mentorimin e profesorëve tanë, Florend Krasniqi...

    Më shumë
  • Turniri i futbollit

    01 Mars 2023

    Card Image

    ’’The British School of Kosova’’ organizoi turnirin e radhës së futbollit, për nivelin e Shkollës së Mesme të Lartë. Ky turnir kishte karakter garues dhe ishte te...

    Më shumë