Nxënësit e BSK-së, përfaqësuan dinjitetshëm Kosovën në garën e oratorisë në Bullgari
11 Mars 2019
Gerta Shkodra, Erza Lalinovci, Leart Saliu dhe Margarita Bërbatovci, ishin pjesëmarrës në garën “Balkan Voices”, e cila u mbajt për tre ditë në qytetin Blagoevgrad të Bullagrisë. Dy nga nxënësit pjesëmarrës në këtë garë, Gerta dhe Erza u renditen si fituese në vendin e pestë dhe gjashtë, nga gjithsej 110 garues të cilët vinin nga Bullgaria, Maqedonia, Shqipëria dhe Rumania.
Nxënësit e BSK-së thanë se kjo garë ishte tejet konkurruese, mirëpo përgatitjet dhe përkushtimi i tyre bën që ata të kalojnë në finale dhe të rrëmbejnë çmimet fituese. Ata gjithashtu shtuan se kjo eksperiencë u ka mundësuar të njohin njerëz dhe kultura të reja të vendeve përreth.
Temat e nxënësve të BSK-së, Erzës dhe Gertës, që u vlerësuan si më të mirat nga juria profesionale e përfaqësuesve amerikan dhe bullgar ishin; “Being a girl in Kosovo” dhe “Why does a caged bird sing”.
Gara e oratorisë u mbajt në kampusin e Universitetit Amerikan në Bullgari “American University of Bulgaria”.