Article

Nxënësit e BSK-së, përfaqësuan dinjitetshëm Kosovën në garën e oratorisë në Bullgari

11 Mars 2019

Gerta Shkodra, Erza Lalinovci, Leart Saliu dhe Margarita Bërbatovci, ishin pjesëmarrës në garën “Balkan Voices”, e cila u mbajt për tre ditë në qytetin Blagoevgrad të Bullagrisë. Dy nga nxënësit pjesëmarrës në këtë garë, Gerta dhe Erza u renditen si fituese në vendin e pestë dhe gjashtë, nga gjithsej 110 garues të cilët vinin nga Bullgaria, Maqedonia, Shqipëria dhe Rumania.

Nxënësit e BSK-së thanë se kjo garë ishte tejet konkurruese, mirëpo përgatitjet dhe përkushtimi i tyre bën që ata të kalojnë në finale dhe të rrëmbejnë çmimet fituese. Ata gjithashtu shtuan se kjo eksperiencë u ka mundësuar të njohin njerëz dhe kultura të reja të vendeve përreth.

Temat e nxënësve të BSK-së, Erzës dhe Gertës, që u vlerësuan si më të mirat nga juria profesionale e përfaqësuesve amerikan dhe bullgar ishin; “Being a girl in Kosovo” dhe “Why does a caged bird sing”.

Gara e oratorisë u mbajt në kampusin e Universitetit Amerikan në Bullgari “American University of Bulgaria”.

Galeria
Të ngjashme
  • Vizitë në “Diakonie Training Center” ⬇️⬇️

    12 Prill 2019

    Card Image

    Nxënësit e nivelit të mesëm të ulët sot vizituan qendrën trajnuese “Diakonie Training Center”, e cila gjendet në qytetin e Mitrovicës.

    Më shumë
  • “Profesor jam talent”

    12 Prill 2019

    Card Image

    Teatri ‘Faruk Begolli’ në vazhdën e vizitave të përmuajshme nga nxënësit e shkollës "The British School of Kosova" ka pritur sot nxënësit e nivelit të mesëm të lart...

    Më shumë
  • Nxënësja e BSK-së, Diellë Duga, studimet universitare do t’i vazhdojë në Universitetin “Pennsylvania” në ShBA 📒

    12 Prill 2019

    Card Image

    Diellë Duga vijon mësimet në klasën e dymbëdhjetë në “The British School of Kosova”. Si nxënëse shembullore ajo ka fituar bursë të plotë për të studiuar Shkenca P...

    Më shumë