Article

Nxënësit e BSK-së, shënuan Ditën Botërore të Komplimenteve

24 Janar 2019

Mëngjesi i sotëm ka filluar më ndryshe se ditëve të zakonshme për nxënësit e nivelit fillor të shkollës “The British School of Kosova”, kjo pasiqë sot ata së bashku shënuan Ditën Botërore të Komplimeteve, ditë kjo e njohur ndërkomëtarish dhe që mbanë datën 24 janar.

Të sinqertë e të hapur ndaj njëri tjetrit, fëmijët e nivelit fillor përgatitën një kompliment për shokun ose shoqen e klasës. Komentet si; je shumë e zgjuar, je shumë organizues, ti vlenë për shoqërinë tonë, ke zë magjepsës, ti na ndihmon kur kemi nevojë, e një numër i madh i komplimenteve të tjera pozitive, gëzuan shumë fëmijët.

Të lumtur që ata vlerësohen nga shoqria e tyre ashtu siç janë, nuk hezituan të ndajnë edhe përqafime të ngrohta për njëri tjetrin.

Qëllimi i këtij aktiviteti të organizuar nga stafi i mësimdhënësve të nivelit fillor të BSK-së, ishte socializimi i nxënësve me njëri tjetrit, kjo pasiqë shkolla “The British School of Kosova”, synon që të ketë gjithëpërfshirje për të gjithë nxënësit.

Galeria
Të ngjashme
  • Kanina Sheremeti, morri pjesë në Garat Ndërkombëtare të Pianos “Musical Lace” në Idrija, Slloveni

    21 Prill 2021

    Card Image

    Nxënësja e klasës së tretë, Kanina Sheremeti, morri pjesë në Garat Ndërkombëtare të Pianos “Musical Lace” në Idrija, Slloveni. Kanina doli fituese e çmimit të dyt...

    Më shumë
  • Aktivitet në klasën parafillore për stinën e Pranverës

    21 Prill 2021

    Card Image

    Më shumë
  • Mësimi në distancë

    16 Prill 2021

    Card Image

    Po vazhdon mësimi në distancë në shkollën e mesme të lartë (klasat 10-12).

    Më shumë