Article

Nxënësit e BSK-së vizituan televizionin Klan Kosova ??

12 Prill 2019

Në kuadër të aktiviteteve të ndryshme, nxënësit e klasave të gjashta dhe të shtata sot vizituan mediumin Klan Kosova. Ata mësuan nga kryeredaktori i deskut informativ, Gazmend Syla, se si kalohet një ditë pune nga stafi i televizionit Klan Kosova.

Ata gjithashtu mësuan se cilat janë mjetet e informimit, çfarë duhet të ketë kujdes një gazetar në kohën kur raporton, cilave lajme duhet t’i japim përparësi në transmetim, etj.

Ky takim përfundoi me një diskutim interaktiv, ku nxënësit u interesuan për çështje të ndryshme me të cilat ballafaqohet një gazetar, mirëpo edhe mediumi në përgjithësi.

“The British School of Kosova”, falënderon Klan Kosovën për bashkëpunimin!

Galeria
Të ngjashme
  • Në BSK shënohet Dita e Poezisë

    24 Mars 2023

    Card Image

    Poezia është pikturë që dëgjohet" – ishin fjalët e Leonardo da Vinҁit me të cilën filloi “Ora e Poezisë” në BSK. E shenjuar në kuadër Ditës së Poezisë, kjo ng...

    Më shumë
  • Balkan Voices 2023

    24 Mars 2023

    Card Image

    Nxënësit e The British School of Kosova, Erlisa Buzhala (klasa 10), Nida Shulemaja (klasa 11) dhe Polat Ismajli (klasa 12), nën mentorimin e profesorëve tanë, Florend Krasniqi...

    Më shumë
  • Turniri i futbollit

    01 Mars 2023

    Card Image

    ’’The British School of Kosova’’ organizoi turnirin e radhës së futbollit, për nivelin e Shkollës së Mesme të Lartë. Ky turnir kishte karakter garues dhe ishte te...

    Më shumë