Nxënësit e klasave të 9-ta iu nënshtruan testit të brendshëm të arritshmërisë
08 Qershor 2020
Nxënësit e klasave të 9-ta të The British School of Kosova iu nënshtruan testit të brendshëm të arritshmërisë. Qëllim i këtij testi ishte matja e njohurive të nxënësve në prag të Testit të Arritshmërisë.
Që suksesi i nxënësve në Test të Arritshmërisë të mos mungojë, mësimdhënësit përkatës, pos mbajtjes së mësimit të rregullt në distancë, kanë ofruar në vazhdimësi orë shtesë për nxënësit e klasave të 9-ta. Që nga fillimi i mësimit në distancë The British School of Kosova ka aplikuar metodologji efektive të mësimdhënies, përfshirë edhe aplikacione për vlerësim elektronik. Në formë të tillë u realizua edhe ky test.
#BSK
#EdukimCilësor
??????