Article

Përmbledhje e vitit 2019/2020

14 Korrik 2020

Filluam vitin shkollor 2019/2020 me plane të mëdha, plot energji pozitive dhe më gati se kurrë më parë. Gjatë gjithë verës stafi i BSK ka punuar me përkushtim për të përgatitur një program mësimor të pasur dhe të ekuilibruar mirë të përbërë nga aktivitete brenda shkollore dhe jashtë-kurrikulare. Fatkeqësisht, planet tona u ndryshuan për shkak të pandemisë COVID-19. Sidoqoftë, histori të mëdha suksesi shkruhen në periudha të vështira. Si rezultat i përkushtimit të treguar nga stafi ynë mësimdhënës, ne u jemi adoptuar shpejt rrethanave të reja për t’u sjellë nxënësve një platformë shumë efektive të mësimit në distancë. Mësimi në distancë në BSK ishte me të vërtetë një përvojë unike mësimore si për mësuesit ashtu edhe për nxënësit, pasi ne arritëm të tregojmë potencialin tonë të plotë krijues.
Në përgjithësi, ky vit ishte i vështirë por ne e realizuam atë me shumë sukses. Mësuam gjëra të reja, fituam aftësi dhe shprehi të reja, duke vënë hapa të sigurt drejt së ardhmës.
Kjo video është një përkujtim i të gjitha momenteve të shkëlqyera që kemi kaluar së bashku këtë vit. Mezi presim të ju shohim në shtator. Ju dëshirojmë shumë shëndet dhe lumturi!
#BSK
#EdukimCilësor
??????

Të ngjashme
  • Në BSK shënohet Dita e Poezisë

    24 Mars 2023

    Card Image

    Poezia është pikturë që dëgjohet" – ishin fjalët e Leonardo da Vinҁit me të cilën filloi “Ora e Poezisë” në BSK. E shenjuar në kuadër Ditës së Poezisë, kjo ng...

    Më shumë
  • Balkan Voices 2023

    24 Mars 2023

    Card Image

    Nxënësit e The British School of Kosova, Erlisa Buzhala (klasa 10), Nida Shulemaja (klasa 11) dhe Polat Ismajli (klasa 12), nën mentorimin e profesorëve tanë, Florend Krasniqi...

    Më shumë
  • Turniri i futbollit

    01 Mars 2023

    Card Image

    ’’The British School of Kosova’’ organizoi turnirin e radhës së futbollit, për nivelin e Shkollës së Mesme të Lartë. Ky turnir kishte karakter garues dhe ishte te...

    Më shumë