Projekti e-Twinning – vizitë në strehimoren e qenve
04 Dhjetor 2019
Si pjesë e projektit e-Twinning që ka të bëjë me vullnetarizmin, nxënësit e klasës 11/B të The British School of Kosova, nën udhëheqjen e profesoreshës Merve Atila kanë vizituar strehimoren e qenve. Ata mblodhën ushqime dhe lodra për qentë. Ata u argëtuan me këta qen të lezetshëm dhe i ushqyen ata.
Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarëve (5 Dhjetor), nxënësit tanë kanë mësuar se si mund të bëhen vullnetarë. Disa nga këta nxënës do të shkojnë përsëri në strehimoren e qenve për t’i marrë ata për një shëtitje, disa do t’i adoptojnë dhe të tjerët do të dhurojnë më shumë ushqime dhe lodra. Vullnetarizmi ndër të rinjtë është vlerë që duhet të promovohet. @ Pristina