Shënimi ditës ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut
10 Dhjetor 2019
Në kuadër të shënimit të ditës ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut, për një bashkëbisedim me nxënësit tonë, rreth mënyrës se si kuptohet liria dhe si është raporti jonë shoqëror me lirinë, ishte i ftuar sociologu Lirim Mehmetaj. Në këtë bashkëbisedim nxënësit e The British Scool of Kosova dhanë mendime të ndryshme dhe ndanë eksperiencat e tyre rreth asaj se çka është liria dhe cilat janë vështirësitë në shoqërinë tonë në zbatimin e lirisë. Në këtë mënyrë The British School of Kosova me aktivitet e saj kontribuon në avancimin e mendimit kolektiv për një shoqëri sa më të lirë dhe të barabartë.