Shfaqja e filmit “Wonder”
18 Dhjetor 2019
Dukuria e ngacmimit mendohet të jetë prezente në hapsirat shkollore. Kur nxênësit fillojnë të kenë këtë mentalitet, ata harrojnë se ngacmimi është fizikisht dhe psikologjikisht i dëmshëm si për ngacmuesin ashtu edhe për viktimën.
Për këtë arsye, vetëdijësimi rreth kësaj cështje ka marrë pozicion të rëndësishëm në tërë botën. Tek moshat e reja, filmat kanë ndikim të lartë në vetëdijësimin ndaj bullizmit. Për këtë arsye, nxënësve të klasave 6,7,8 dhe 9 iu shfaq filmi “Wonder” që për qëllim ka sensibilizimin, edukimin, dhe zbutjen e paragjykimeve mes nxënësve në shkolla fillore. @ Kolegji AAB