Article

Shpërndarja e shpërblimeve për nxënësit fitues në Javën e Projekteve

08 Korrik 2020

Pas realizimit të javës së projekteve me nxënësit e ShMU të “The British School of Kosova”, ishte rradha t’i shpërblejmë ata të cilët me shumë meritë i rrëmbyen vendet e para. Nxënësit u vlerësuan të ndarë në dy nivele, sipas shkallës kurrikulare të cilës i takojnë. Ndonëse në gjendje jo të zakonshme dhe të pajisur me maska dhe doreza, ne vizituam secilin nxënës të të dy grupeve fituese. Edhe pse për më shumë se 3 muaj i kemi takuar çdo ditë nëpërmjet mësimit në distancë, takimi me ta ishte përplot me emocione. Përpos çertifikatave ata u shpërblyen edhe me nga një libër të moshës së tyre. Thonë: “Librat të bëjnë të udhëtosh pa i lëvizur këmbët”, ndërsa ne i lëvizëm këmbët për të udhëtuar deri tek dyert e secilit nxënës fitues të cilët u befasuan dhe nuk na prisnin fare.
E për t’i parë emocionet dhe reagimet e tyre të cilat kanë një rëndësi të veçantë për ne, po e ndajmë me ju videon e realizuar!
#BSK
#EdukimCilësor
??????

Të ngjashme
  • Në BSK shënohet Dita e Poezisë

    24 Mars 2023

    Card Image

    Poezia është pikturë që dëgjohet" – ishin fjalët e Leonardo da Vinҁit me të cilën filloi “Ora e Poezisë” në BSK. E shenjuar në kuadër Ditës së Poezisë, kjo ng...

    Më shumë
  • Balkan Voices 2023

    24 Mars 2023

    Card Image

    Nxënësit e The British School of Kosova, Erlisa Buzhala (klasa 10), Nida Shulemaja (klasa 11) dhe Polat Ismajli (klasa 12), nën mentorimin e profesorëve tanë, Florend Krasniqi...

    Më shumë
  • Turniri i futbollit

    01 Mars 2023

    Card Image

    ’’The British School of Kosova’’ organizoi turnirin e radhës së futbollit, për nivelin e Shkollës së Mesme të Lartë. Ky turnir kishte karakter garues dhe ishte te...

    Më shumë