The British School of Kosova solidarizohet me popullin e Shqipërisë.
29 Nëntor 2019
Në kuadër të përpjekjeve për tu solidarizuar me popullin e Shqipërisë, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Durrësin, nxënësit e The British School of Kosova, me anë të një mobilizimi vullnetar kanë arritur të grumbullojnë sasi të mjaftueshme dhe të nevojshme të ndihmave të cilat do tu shërbejnë të gjithë atyre që kanë nevojë në këto ditë të vështira.
The British School of Kosova bashkëndjen dhe solidarizohet me dhimbjen që po e kalon populli i Shqipërisë.