Turniri i Sportit i organizuar në BSK
20 Nëntor 2018
Nga radhët e aktiviteteve të organizuara nga The British School of Kosova, për tri ditë radhazi është mbajtur Turniri i Sportit në këto disiplina: Basketboll, Futboll dhe Volejboll me nxënësit e nivelit të mesëm të lartë.
Turneu u hap zyrtarisht nga Profesori i Kulturës Fizike Gazmend Preniqi, i cili uroi të gjithë pjesëmarrësve një paraqitje dhe sukses të mirë në gara.
Ai shtoi se do te vazhdoj t’i mbështesë për gjithçka që ka të bëjë me aktivitetet sportive sepse një nga synimet e tij është që fëmijet dhe të rinjtë të kthehen në sporte dhe rekreacione.
Vendet e para dhe të dyta në këto disiplina u shpërblyen me trofe dhe medalje.
Organizimi i këtij turniri ishte një eksperiencë e mirë për nxënësit pjesëmarrës.