Article

Vizitë me karakter studimor dhe edukativ në Republikën e Shqipërisë

26 Nëntor 2019

Në kuadër të aktiviteteve kurrikulare jashtë shkollore The British School of Kosova organizoi vizitë me karakter studimor dhe edukativ në pikat më të rëndësishme monumentale të historisë tonë kombëtare, në Republikën e Shqipërisë, sic janë shkolla e parë shqipe në Korce, kalaja e Beratit dhe Muzeu i Onufrit në Berat, muzeu BUNKART në Tiranë dhe Muzeu i Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Krujë. Qëllimi i kësaj ekspedite ishte që nxënësit të shohin nga afër të kaluarën e historisë tonë, duke përjetuar emocionin që bartin gjurmët monumentale. Agjenda e kësaj vizite studimore ishte planifikuar në atë mënyrë që të bëhet ecje kronologjike në historinë tonë, për ti kuptuar më mirë fazat e historisë, të bëhet lidhja e tyre dhe në fund interpretimi sociohistorik rreth identitetit të jetë në përputhje me obligimet kombëtare dhe qytetare për ta krijuar kështu një nostalgji për një të ardhme më të mirë për shoqërinë tonë. Gjithashtu, duke marrë si shkak se jemi në prag të 28 nëntorit, ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, ky aktivitet edukativ kishte për qëllim të informoj dhe vetëdijësoj nxënësit në lidhje me këtë ngjarje përmes vizitave në objektet që kanë mbetur trashëgimi nga e kaluara. Në këtë mënyrë, The British School of Kosova u bë pjesë e shënimit të këtij përvjetori.

Galeria
Të ngjashme
  • Kanina Sheremeti, morri pjesë në Garat Ndërkombëtare të Pianos “Musical Lace” në Idrija, Slloveni

    21 Prill 2021

    Card Image

    Nxënësja e klasës së tretë, Kanina Sheremeti, morri pjesë në Garat Ndërkombëtare të Pianos “Musical Lace” në Idrija, Slloveni. Kanina doli fituese e çmimit të dyt...

    Më shumë
  • Aktivitet në klasën parafillore për stinën e Pranverës

    21 Prill 2021

    Card Image

    Më shumë
  • Mësimi në distancë

    16 Prill 2021

    Card Image

    Po vazhdon mësimi në distancë në shkollën e mesme të lartë (klasat 10-12).

    Më shumë