Vizitë në Muzeun Etnologjik dhe Muzeun Kombëtar të Kosovës
23 Nëntor 2018
Sot, nxënësit e klasave të IX-ta u pasuruan më tepër me njohuri rreth kulturës, përsonazheve dhe ngjarjeve historike që identifikojnë popullin shqiptar.
Kjo u realizua gjatë vizitës në Muzeun Etnologjik dhe Muzeun Kombëtar të Kosovës.
Përmes Muzeut Etnologjik kuptuan trashëgiminë etnologjike përkatësisht shtjellimin e origjinës se këtyre tematikave: familja dhe organizimi i saj, Arti popullor-Zejtari, Oda dhe funksioni i saj, Mënyra e jetesës, Ritet e martesës Veshjet popullore të Kosovës etj.
Ndërsa, gjatë vizitës në Muzeun e Kosovës nxënësit patën mundësi të shohin një koleksion të pasur të eksponateve të profileve të ndryshme që prej pavijonit të arkeologjisë, teknologjisë, historisë, natyrës, ento-kulturës, folklorit, trashëgimisë etj.
Në sektorin e Historisë së Muzeut të Kosovës ishte hapur ekspozita historike me titull “titull “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Kosovës”.
Në Muze ishte improvizuar zyra e ish-presidentit Rugova së bashku me disa fotografi dhe gjëra të çmuara të cilat e portretizojnë jetën dhe veprimtarinë e tij.