Vizitë në Prekaz
16 Shkurt 2023
Në shënim të 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, nxënësit e The British School of Kosova vizituan sot Muzeun Shtetëror të Kristaleve në Mitrovicë si dhe kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Nëpërmjet kësaj vizite, nxënësit tanë u informuan rreth pasurisë nëntokësore të Kosovës, ku llojllojshmëria e mineraleve të ekspozuara bëri që nxënësit të shohin nga afër potencialin që ka vendi jonë.
Ndërsa vizita në Prekaz, për nxënësit ishte një ndjenjë e veçantë. Nëpërmjet gjurmëve monumentale të së kaluarës që Prekazi i ruan me krenari, ata mësuan historinë tonë të re, sakrificën, heroizmin dhe vetëmohimin e familjes Jashari për lirinë e Kosovës. Kështu, duke qenë të vetëdijshëm për kontributin e kësaj familje, gurëthemel i lirisë tonë, tek të rinjtë u përçua mesazhi se si duhet të nderohet atdheu duke bërë sakrificën më sublime që njeriu mund ta bëjë – të vdes për lirinë e vendit.