Article

Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, në kuadër të projektit të tyre “Teach a Days”

14 Maj 2020

Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, në kuadër të projektit të tyre “Teach a Days”, zhvilloi një bashkëbisedim me nxënësit e shkollës sonë. Zëvendës shefi i zyrës së BE në Kosovë, zoteri Riccardo Serri, prezantoi para nxënësve historikun dhe rolin e BE, me theks të veçantë misionin e BE në Kosovë. Përmes bashkëbisedimit me nxënësit, zotëri Serri, foli për procesin e zgjerimit të BE, procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, luftën ndaj pandemisë së COVID-19, mundësinë e nxënësve kosovarë për studime në universitetet evropiane dhe ndihmën që BE është duke i dhënë Kosovës në kuadër të misionit që zyra e BE ka në Kosovë. Nxënësit patën mundësi të parashtrojnë pyetje për zotëri Serri, të cilave ai iu përgjigj me shumë dashamirësi. Nxënësit e BSK u shprehën shumë të kënaqur dhe falenderues me mundësine e ofruar për të bashkëbiseduar me një zyrtar të lartë të BE në Kosovë.
#BSK
#EdukimCilësor
??????

Galeria
Të ngjashme
  • Në BSK shënohet Dita e Poezisë

    24 Mars 2023

    Card Image

    Poezia është pikturë që dëgjohet" – ishin fjalët e Leonardo da Vinҁit me të cilën filloi “Ora e Poezisë” në BSK. E shenjuar në kuadër Ditës së Poezisë, kjo ng...

    Më shumë
  • Balkan Voices 2023

    24 Mars 2023

    Card Image

    Nxënësit e The British School of Kosova, Erlisa Buzhala (klasa 10), Nida Shulemaja (klasa 11) dhe Polat Ismajli (klasa 12), nën mentorimin e profesorëve tanë, Florend Krasniqi...

    Më shumë
  • Turniri i futbollit

    01 Mars 2023

    Card Image

    ’’The British School of Kosova’’ organizoi turnirin e radhës së futbollit, për nivelin e Shkollës së Mesme të Lartë. Ky turnir kishte karakter garues dhe ishte te...

    Më shumë