Përmes punëtorisë virtuale “Rruga Drejt Karrierës” në …
13 Prill 2020
Përmes punëtorisë virtuale “Rruga Drejt Karrierës” në The British School of Kosova u lansua Qendra për Orientim dhe Këshillim në Karrierë, që udhëhiqet nga zonja Nora Kastrati. Qëllimi kryesor i funksionalizimit të qendrës së karrierës qëndron në informimin, orientimin, këshillimin dhe familjarizimin e nxënësve me profesione.
Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin një grup i përzgjedhur i nxënësve të klasave të 11-ta. Nxënësit patën rastin të njihen me përvojën e zonjës Laura Krypa, nënë e një nxënësi të shkollës, e cila me profesion është kimiste, e cila foli mbi mundësitë që ofron profesioni i kimistës.
Gjithashtu, për ta ndarë përvojën e tyre mbi përzgjedhjen e universitetit që kanë bërë pas mbarimit të shkollimit të mesëm, pjesëmarrëse në këtë punëtori ishin edhe ish nxënëset e shkollës sonë, Artina Ibrahimi, Margarita Bërbatovci, studente në Kolegjin AAB dhe Diella Duga, studente me bursë të plotë në Universitetin e Pensilvanisë në SHBA.
Për shkak të situates të cilën jemi duke e kaluar si rezultat i pandemisë, funksionimi i qendrës do të zhvillohet në mënyrë virtuale. Nxënësit do të kenë mundësi të përfitojnë njohuri të reja lidhur me profesionet, karrierën dhe ndërmarrësinë. Qendra ka për synim të kontribuoj maksimalisht në zhvillimin e aftësive, shkathtësive dhe potencialeve të secilit nxënës/e duke iu dhënë mundësi në eksplorimin e interesave të tyre profesionale.
#EdukimCilësor
??????