Article

Përmes punëtorisë virtuale “Rruga Drejt Karrierës” në …

13 Prill 2020

Përmes punëtorisë virtuale “Rruga Drejt Karrierës” në The British School of Kosova u lansua Qendra për Orientim dhe Këshillim në Karrierë, që udhëhiqet nga zonja Nora Kastrati. Qëllimi kryesor i funksionalizimit të qendrës së karrierës qëndron në informimin, orientimin, këshillimin dhe familjarizimin e nxënësve me profesione.

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin një grup i përzgjedhur i nxënësve të klasave të 11-ta. Nxënësit patën rastin të njihen me përvojën e zonjës Laura Krypa, nënë e një nxënësi të shkollës, e cila me profesion është kimiste, e cila foli mbi mundësitë që ofron profesioni i kimistës.

Gjithashtu, për ta ndarë përvojën e tyre mbi përzgjedhjen e universitetit që kanë bërë pas mbarimit të shkollimit të mesëm, pjesëmarrëse në këtë punëtori ishin edhe ish nxënëset e shkollës sonë, Artina Ibrahimi, Margarita Bërbatovci, studente në Kolegjin AAB dhe Diella Duga, studente me bursë të plotë në Universitetin e Pensilvanisë në SHBA.

Për shkak të situates të cilën jemi duke e kaluar si rezultat i pandemisë, funksionimi i qendrës do të zhvillohet në mënyrë virtuale. Nxënësit do të kenë mundësi të përfitojnë njohuri të reja lidhur me profesionet, karrierën dhe ndërmarrësinë. Qendra ka për synim të kontribuoj maksimalisht në zhvillimin e aftësive, shkathtësive dhe potencialeve të secilit nxënës/e duke iu dhënë mundësi në eksplorimin e interesave të tyre profesionale.
#EdukimCilësor
🇬🇧🇬🇧🇬🇧

Video Galeria

Through a virtual workshop "Road to Career" The British School of Kosovo has launched the Center for Orientation and Career Counseling, led by Mrs. Nora Kastrati. The main purpose of the functioning of this career counseling center lies in informing, orienting, advising and familiarizing students with professions.Participants in this workshop were a selected group of 11th graders. The students had the opportunity to get acquainted with the experience of Mrs. Laura Krypa, mother of a school student, who is a chemist by profession, who spoke about the opportunities offered by the profession of chemist.Also, to share their experience on the selection of the university they made after graduating from high school, participants in this workshop were former students of our school, Artina Ibrahimi, Margarita Bërbatovci, students at AAB College and Diella Duga, student with full scholarship to the University of Pennsylvania in the US.Due to the situation we are going through as a result of the pandemic, the operation of the center will be developed virtually. Students will have the opportunity to gain new knowledge about professions, careers and entrepreneurship. The center aims to maximally contribute to the development of skills, abilities and potentials of each student by giving them the opportunity to explore their professional interests.#TheBritishSchoolofKosova#QualityEducation🇬🇧🇬🇧🇬🇧Përmes punëtorisë virtuale “Rruga Drejt Karrierës” në The British School of Kosova u lansua Qendra për Orientim dhe Këshillim në Karrierë, që udhëhiqet nga zonja Nora Kastrati. Qëllimi kryesor i funksionalizimit të qendrës së karrierës qëndron në informimin, orientimin, këshillimin dhe familjarizimin e nxënësve me profesione.Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin një grup i përzgjedhur i nxënësve të klasave të 11-ta. Nxënësit patën rastin të njihen me përvojën e zonjës Laura Krypa, nënë e një nxënësi të shkollës, e cila me profesion është kimiste, e cila foli mbi mundësitë që ofron profesioni i kimistës. Gjithashtu, për ta ndarë përvojën e tyre mbi përzgjedhjen e universitetit që kanë bërë pas mbarimit të shkollimit të mesëm, pjesëmarrëse në këtë punëtori ishin edhe ish nxënëset e shkollës sonë, Artina Ibrahimi, Margarita Bërbatovci, studente në Kolegjin AAB dhe Diella Duga, studente me bursë të plotë në Universitetin e Pensilvanisë në SHBA. Për shkak të situates të cilën jemi duke e kaluar si rezultat i pandemisë, funksionimi i qendrës do të zhvillohet në mënyrë virtuale. Nxënësit do të kenë mundësi të përfitojnë njohuri të reja lidhur me profesionet, karrierën dhe ndërmarrësinë. Qendra ka për synim të kontribuoj maksimalisht në zhvillimin e aftësive, shkathtësive dhe potencialeve të secilit nxënës/e duke iu dhënë mundësi në eksplorimin e interesave të tyre profesionale.#EdukimCilësor🇬🇧🇬🇧🇬🇧

Posted by The British School of Kosova on E Diele, 12 April 2020

.

Të ngjashme
  • Nxënësit e klasëve të pesta vizituan Parkun Arkeologjik Ulpiana.

    20 Tetor 2020

    Card Image

    Nxënësit e klasëve të pesta vizituan Parkun Arkeologjik Ulpiana. Vizita ishte me karakter arsimor përmes të cilës ata forcuan njohuritë e tyre në lëndën e Historisë. At...

    Më shumë
  • The British School of Kosova filloi sot vitin e ri shkollor 2020/2021

    14 Shtator 2020

    Card Image

    The British School of Kosova filloi sot vitin e ri shkollor 2020/2021 por në rrethana të pazakonta, me rregulla dhe kujdes të shtuar. Në ceremoninë hapëse të vitit të ri s...

    Më shumë
  • Intervista e Drejtoreshës Diana Qarkaxhija dhënë për RTK

    02 Shtator 2020

    Card Image

    Falë kushteve dhe hapësirës që The British School of Kosova, e ka në dispozicion, ne kemi bërë të gjitha përgatitjet sipas parametrave të kërkuara për mbrojtje nga infe...

    Më shumë